Depresioni pas lindjes është një problem global i shëndetit publik.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 10% e grave shtatzëna dhe 13% e grave që sapo kanë lindur do të pësojnë një çrregullim mendor, depresioni është më i zakonshmi shkruan Bellybelly.au përcjell Gazeta Shneta.
Ç’rregullimet e shëndetit mendor të nënës janë të shërueshme, por është shumë më mirë t’i parandaloni ato.
Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se gratë që janë në rrezik të depresionit gjatë shtatëzanisë, ose pas lindjes, mund të përfitojnë nga marrja e probiotikëve gjatë shtatëzanisë.
Për më shumë informacione në lidhje me komplikimet e shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Studimi shikoi efektet e dhënies së probiotikut ‘Lactobacillus rhamnosus HN00’ te gratë në shtatzëninë e hershme dhe gjatë gjidhënies.
Ata gjithashtu shikuan rezultatet e nënës, përfshirë diabetin gestacional, vaginozën bakteriale dhe kolonizimin e streptokokut të Grupit B para lindjes, si dhe depresionin e nënës dhe ankthin pas lindjes.
Studimi rekrutoi 423 gra midis 14 dhe 16 javësh nga gestacioni. Nënat të cilave iu ishte dhënë probiotiku raportuan në mënyrë të konsiderueshme nivele më të ulëta të depresionit dhe të ankthit në krahasim me gratë të të cilave u jepet bari për qetësim.
Ka dëshmi në rritje për të treguar se bashkësia e baktereve që jetojnë në zorrë (mikrobioma e zorrëve) mund të jenë shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor.
Ne e dimë se dieta ndikon si në mikrobiomën e zorrëve dhe shëndetin mendor. Më shumë kërkime janë të nevojshme për të përcaktuar nëse një mikrobiomë e shëndetshme e zorrëve e mban këtë marrëdhënie. /Gazeta Shneta/