Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Probleme me marrëdhëniet seksuale gjatë meso-moshës, nuk jeni të vetëm

Jetë 03/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 30 përqind e kanadezëve midis moshës 40 dhe 59 vjeç raportojnë të paktën për një problem në dhomën e gjumit.

Problemi më i zakonshëm seksual është dëshira e ulët, sipas një studimi kërkimor që u publikuar së fundi në Journal of Sexual Medicine. Rreth 40 përqind e grave që u intervistuar dhe 30 përqind e burrave, raportuan se përjetonin probleme me dëshirë të ulët seksuale përgjatë gjashtë muajve të fundit, transmeton GazetaShneta.

Shumë gra gjithashtu raportuan vështirësi në arritjen e orgazmës (15 për qind), si dhe probleme me thatësi vaginale (29 për qind) dhe dhimbje vaginale (17 për qind). Pothuajse një e katërta e meshkujve kishin vështirësi në ejakulimin ose në ereksion.

Këto norma sugjerojnë se një shumëllojshmëri e problemeve seksuale janë mjaft të zakonshme në mesin e kanadezëve gjatë moshës së mesme. Gjetjet nga ky hulumtim janë gjithashtu në përputhje të gjerë me hulumtimet e botuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, raporton “The Conversation”.

Sipas rezultateve të këtij studimi, personat që janë të martuar kanë më shumë gjasa të kenë dëshirë të ulët rreth të qenit intim se ata që nuk janë të martuar,. Burrat e martuar kanë më shumë gjasa të përjetojnë vështirësi gjatë ejakulimit.

Këto janë gjetje interesante dhe jo të papritura. Hulumtime të tjera kanë treguar se kënaqësia seksuale zvogëlohet me kalimin e kohës në marrëdhëniet afatgjata. Kjo sugjeron që mbi-familjarizmi me një partner në disa raste mund të bëjë që “shkëndija” e dashurisë të jetë më pak e ndritshme, e që rrjedhimisht kjo ndikon edhe në problemet seksuale./GazetaShneta/

Artikulli paraprakA i ulen shanset për martesë një gruaje të shkolluar dhe me të ardhura të larta
Artikulli i rradhës Prindërit po turpërohen për mënyrën si po i edukojnë fëmijët

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.