Xhudisti i artë Anton Cena e ka mbyllur karrierën për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Kështu ka njoftuar ai vet në një njoftim në profilin e tij në Facebook, ku ka thënë se për shkak të problemeve shëndetësore nuk po mund ta realizojë dëshirën e tij që t’i sjellë vendit edhe më shumë medalje të tjera.
“Teksa u ngjita ti marr këto simbole fitoreje,ndjeva krenari deri në qiell dhe përnjëherë doja të isha edhe njëherë pa kurrfarë telashe shëndetësore që kësisoj shpërblimesh ti fal Kosovës derisa të jem gjallë”, ka shkruar Cena pas dy medaljeve të arta që i fitoi në Kampionatin Botëror të Policisë në Rotterdam të Holandës.
Cena vitin e kaluar është shpallur kampion bote për veteranë në xhudo në garat e Lisbonës në Portugali. Pas kësaj medalje ai kishte paralajmëruar mbylljen e karrierës për shkak të një intervenimi kirurgjik që duhej ta kryente.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë. /Gazeta Shneta/