Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Procesi i tualetit tek fëmijët, tregon pediatrja Lira Gjika

Psikologji 18/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkruan pediatrja Lira Gjika.

Proçesi i të fituarit të kontrollit të urinimit dhe defekimit ndryshon nga fëmija në fëmijë. Kjo sepse ekziston një lidhje shumë e fortë me historinë familjare: në prindërit që në fëmijëri kanë arritur me vonesë kontrollin sfinkterial dhe që kanë urinuar apo defekuar veçanërisht gjatë natës në përgjithësi, edhe fëmijët e tyre kalojnë të njëtën eksperiencë.

Vajzat kanë tendencën për ta arritur kontrollin sfinkterial disi më shpejt se djemtë. Kjo ndodh ndoshta prej zhvillimit të tyre disi më të avancuar, ndërtimit anatomik dhe fiziologjik të ndryshëm nga djemtë apo sepse ndoshta ato kanë një personalitet më të formuar në këtë moshë.

Të fituarit e kontrollit sfinkterial herët nuk është tregues inteligjence, përderisa dihet që inteligjenca vjen nga truri, i cili është larg zorrës së trashë.

– Mosha 18 muajsh është mosha më e hershme në të cilën mund të merret në konsideratë të mësuarit për në tualet

– Mosha 2 vjeçe është koha më e përshtatshme, por prindi mund të presë edhe mbi dy vjeç. unë mendoj se do të ishte më mirë mosha 2 vjeç

– mesatarisht fëmijët do të arrijnë kontrollin sfinkterial gjatë natës kur të arrijnë moshën 33 muajsh

– periudha në të cilën një fëmijë normal arrin kontrollin e urinimit apo defekimit gjatë natës është nga 18 muajsh deri në 8 vjeç

– 1 në 10 fëmijë normalë të moshës 5 vjeç akoma lagen natën.

– Nëse një nga prindërit nuk ka qenë i mësuar për të urinuar apo defekuar natën përpara moshës 6 vjeçare ashtu do të ndodhë edhe me 40 % të fëmijëve të tij.

– Nëse të dy prindërit nuk kanë qenë të mësuar për të urinuar apo defekuar natën përpara moshës 6 vjeçare ashtu do të ndodhë edhe me 70 % të fëmijëve të tyre.

– Nëse  e detyrojmë me forcë fëmijën për të urinuar apo defekuar atij do t’i shkaktojmë tension. Mos i detyroni; qetësojini ata. Fëmijët e qetë e kanë më të lehtë për t’u mësuar.

Rregullat thelbësore

  1. Fëmija duhet fillimisht të mësohet të ulet në tualet dhe pastaj të kryejë proceset në të
  2. Fëmija duhet të kuptojë ndryshimin ndërmjet ndjesisë së lagështirës dhe të thatës para se të mësohet për në tualet.
  3. Fëmija duhet të aftësohet për të mbajtur pelena të thata gjatë natës para se prindi të pretendojë për shtrat të thatë.

(marrë nga libri “toddler taming” i  pediatrit Christofer Green )

Artikulli në fjalë është plotësisht i autores, dhe nuk ka ndërhyrje apo ndryshim në tekst nga redaksia.

Artikulli paraprakHormonet, një nga shkaktarët e kruarjes së lëkurës gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Ministri Latifi përsëri udhëton jashtë vendit

Ju sugjerojmë

Test personaliteti: Sa i stresuar jeni?

25/05/2023 Psikologji

Test personaliteti: Ajo që shihni së pari tregon shumë për mënyrën se si i trajtoni konfliktet dhe sfidat

16/05/2023 Psikologji

Të ankuarit dëmton trurin

09/05/2023 Psikologji

Mjekët tregojnë se çfarë ndodh saktësisht në çastet para vdekjes

08/05/2023 Psikologji

Pse të qenët i vetmuar mund të jetë mirë

04/05/2023 Psikologji

Llojet e dhimbjes fizike dhe lidhja e tyre me stresin emocional

04/05/2023 Psikologji
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.