Gjiganti amerikan i prodhimeve elektrike, General Electrics, ka emëruar një pajisje sikurse kryeqyteti kosovar.
Divizioni i prodhimit të pajisjeve medicinale, GE Healthcare, ka emëruar mamografin e ri: ‘Pristina’, shkruan Yahoo, transmeton Gazeta Shneta.
‘Senographe Pristina’ është mamografi i ri i publikuar nga GE Healthcare i cili ofron imazhe të detajuara nga ekzaminimet e gjirit.
Një tjetër përparësi e këtij mamografi në krahasime me versionet paraprake është dizajni unik i cili bën që pacientët të mos ndjejnë dhimbje si më parë.
Më parë, dhimbjet nga kjo procedurë diagnistike kanë shtyrë pacientët të mos bëjnë një ekzaminim të dytë. /Gazeta Shneta/