Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Produktet e qumështit si probiotikët mund të zvogëlojnë rrezikun e komplikimeve të shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 03/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se probiotikët mund të parandalojnë preeklampsinë dhe lindjen e parakohshme nëse merren në kohën e duhur në shtatzëni

Këtu është një arsye tjetër shkruan Parents për tu ngarkuar me kos kur prisni fëmijë:

Një studim i fundit i botuar në revistën “BMJ Open” zbuloi se pirja e qumështit i pasur me probiotik ishte e lidhur me një rrezik më të ulët të preeklampsisë (tensionit të lartë të rrezikshëm) si dhe me një shans më të vogël të lindjes së parakohshme — por vetëm nëse konsumohet në pika të caktuara të shtatëzanisë.

Fuqia probiotike

Hulumtimet e mëparshme kishin identifikuar tashmë lidhjen midis probiotikëve, baktereve “të mira” që mund të jetojnë në zorrët tona, dhe një rrezik të zvogëluar të këtyre ndërlikimeve të shtatzënisë përcjell Gazeta Shneta.

Hapi i parë i preeklampsisë ndodh kur placenta fillon të ndërtohet, kështu që ne në të vërtetë kishim pritur që konsumimi i probiotikëve gjatë shtatëzanisë së hershme të luante një rol më të madh,” thotë Dr. Nordqvist.

Por rezultatet treguan se konsumi në shtatzëninë e vonshme ishte më i rëndësishmi, duke sugjeruar që probiotikët ulin rrezikun e preeklampsisë duke ulur vetë tensionin e lartë.

“Kjo mbështetet nga studime të tjera që tregojnë se probiotikët mund të kenë të njëjtin efekt si ilaçet që ulin tensionin e gjakut,” thotë Dr. Nordqvist.

Sa i përket lindjes së parakohshme, doktor Nordqvist thotë se probiotikët mund të ndryshojnë reagimin e trupit ndaj infeksionit.

“Zakonisht lindjet e parakohshme, mund të jenë të lidhura me infeksione, të cilat dërgojnë në inflamacion,” thotë Dr. Nordqvist.

“Rezultatet tona sugjerojnë që nëse përgjigja inflamatore mund të ulet në një fazë të hershme, mund të ulë rrezikun e lindjes së hershme.”

“Konsumimi i probiotikëve është, për dijen tonë, i sigurt gjatë gjithë shtatëzanisë” përfunduan ata. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudimi: Procesi i lindjes është më i vështirë se sa vrapimi në një maratonë
Artikulli i rradhës Horoskopi, 4 tetor 2019

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.