Mikrobiologu Prof. Asoc. Lul Raka është infektuar me virusin Sars-Cov-2.
Lajmin e ka konfirmuar vet ai përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se bashkë me gruan e tij kanë rezultuar pozitiv, shkruan Gazeta Shneta.
“Pas disa simptomave të shfaqura mbrëmë te gruaja Laura, sot u testuam për COVID. Unë dhe gruaja rezultuam pozitivë (unë nuk kam simptoma). Fëmijët, Lena dhe Lumi dolën negativ. (Learti punon e studion ne Prishtinë)”, ka deklaruar Raka.
Raka është edhe kryesues i Bordit Këshilldhënës i emëruar nga Ministri i Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë Covid-19. /Gazeta Shneta/