Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria dhe Policia japin detaje për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj, dorasi është ish-bashkëshorti 36 vjeç

Lajme 12/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria themelore në Ferizaj ka konfirmuar se i dyshuar për vrasjen e një gruaje (21 vjeç) dhe plagosjen e një të riu, pasditen e sotme në Ferizaj është ish-bashkëshorti i viktimës.

Sipas prokurorisë në Ferizaj, dyshohet që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti.

Siç mësohet, dy ish-bashkëshortët ishin në proces të ndarjes dhe kanë pasur mosmarrëveshje për çështjen e kujdestarisë së fëmijëve, kurse i plagosuri është vëllai i viktimës.

I dyshuari ka kërcënuar edhe një punëtore sociale në këtë qendër, derisa pas të shtënave ai ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes kur edhe u arrestua nga Policia.

Në njoftimin e PK-së bëhet e ditur se sot, më 12.04.2024, në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri.

“Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”.

Gjendja e 15-vjeçarit të plagosur në parakrah është stabile, thonë në EmergjencëShefi i Emergjencës në Ferizaj, Sefedin Fazliu, ka treguar se gjendja shëndetësore e të miturit, që sot mbeti i plagosur nga të shtënat që ia morën jetën edhe motrës së tij, është stabile.

“Këtu rreth orës 15 është sjell vetëm një pacient i cili e ka pasur vetëm një plagë nga arma e zjarrit në parakrahun e djathë. Pas bërjes së radiografisë është vërtetuar se plumbi ekziston në parakrahun e djathtë; nga ana e ortopedit është intervenuar, është larguar plumbi dhe i është dorëzuar shërbimit policor dhe pacienti pas mobilizimit të krahut është pranuar në Repartin e Ortopedisë”, tha Fazliu, i cili ishte mjek kujdestar.

“Kurse për një paciente femër është konstatuar nga mjekësia e urgjencës se është pa shenja jete dhe është informuar policia, po ashtu edhe mjekësia ligjore, për ta tërhequr nga vend i ngjarjes”, tha ai.

Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A (M/K) i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren, në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore.

Hetuesit dhe krim teknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të ekzaminuar vendin e ngjarjes. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar dhe prokurori i shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprakOperohet 15-vjeçari i plagosur në Ferizaj, i largohet plumbi nga parakrahu
Artikulli i rradhës Paracetamoli mund të mos jetë aq i sigurt për shëndetin e zemrës sa mendohej më parë, zbulon një studim i ri

Ju sugjerojmë

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

SHBA përballet me valë të re të infeksioneve nga paraziti që shkakton diarre të rëndë

17/07/2026 Lajme

Magjistri i shkencave të kimisë: Anomali serioze në pyetjen 16 në testin e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë

17/07/2026 Lajme

Në Obiliq vijon vaksinimi plotësues, UNICEF vazhdon angazhimin për zgjerimin e imunizimit në Kosovë

17/07/2026 Lajme

HANDIKOS pranon një kontigjent të pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.