Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po këshillon prindërit që të mos përdorin jastëk në formë koke për bebin tuaj. Sipas FDA’së këta jastëk mund të ndryshojnë formën e kokës së foshnjes suaj, por gjithashtu edhe të rrisin shanset e sindromës së vdekjes (SIDS).
Jastëkët në formë koke janë jastëkë të vegjël të destinuar për foshnjet shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Në fillimet e para, këta jastëk janë menduar për të trajtuar formën e kokës së sheshtë, mirëpo sipas autorëve të ndryshme asnjëri nga këta jastëk nuk janë të miratuar për ndonjë trajtim.
“Nuk ka asnjë provë që të tregojë se këta jastëkë funksionojnë në të vërtetë,” thotë Sandra McKay, profesoreshë e asocuar e pediatrisë.
Përveç kësaj, këta jastë mund të kontribuojnë në një mjedis të pasigurt për gjumin e foshnjeve. Një ndër rastet më tragjike është përballja me sindromën e vdekjes së papritur të foshnjeve (SIDS).
“Foshnjet nuk kanë kontroll të mjaftueshëm të qafës në 12 javët e para, andaj edhe rrugët e frymëmarrjes nuk janë të mbrojtura”, thot Dr. Connie Bartlett, pediatre.
Sipas Akademisë së Pediatrisë Amerikane (AAP), nuk duhet të ketë gjëra shtesë në hapësirën e gjumit të foshnjës tuaj, duke përfshirë batanije, kafshë, lodra të çdo lloji e shumë të tjera. /Gazeta Shneta/


