Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse dalin aknet tek foshnjat?!

Jetë 17/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aknet tek foshnjat janë tejet të zakonta. Mund të jenë prezentë që në lindje, por zakonisht shfaqen pas disa javësh nga lindja, dhe zakonisht shfaqen në faqe, dhe ndonjëherë në ballë, mjekër dhe ndonjëherë dhe në shpinë.

Këto pika të vogla, të bardha mund të jenë të rrethuara me lëkurë të skuqur. Ato mund të jenë më shumë të theksuara kur foshnja juaj është tejet ngrohtë, ose e shqetësuar, apo në rast se lëkura e tij është e irrituar nga jargët që dalin nga goja, qumështi i dalur jashtë nga goja, ose nga tekstilet që janë pak të ashpra apo janë larë në detergjent të fortë.

Në rast se foshnja juaj ka pasur të dala të vogla në fytyrë që nga lindja, të cilat më vonë u zhdukën brenda disa javëve, këto të dala quhen milia, dhe nuk kanë lidhje me aknet. Në rast se irritimi merr hov dhe lëkura nis të qërohet, dhe në rast se paraqitet dhe në pjesë të tjera të trupit, foshnja juaj mund të ketë çrregullim tjetër të quajtur cradle cap apo eczema.

Cili është shkaktari i akneve tek foshnja ime?

Mu sikur te aknet e adoleshencës, ashtu dhe tek aknet e foshnjave, nuk dihet shkaktari. Për një kohë shkencëtarët kanë menduar se shkaktar janë hormonët të cilat foshnjat i marrin nga nëna në fund të shtatzënisë. Por shkencëtarët kanë vazhduar të studiojnë dhe faktorë të tjerë dhe ende nuk janë pajtuar në ketë çështje. Në qoftë se merrni medikamente të caktuara, apo në rast se foshnja juaj merr medikamente të caktuara gjatë shërimit, ato mund të shkaktojnë akne.

Sa kohë do të zgjasin?

Aknet e foshnjave zakonisht zhduken brenda disa javëve, por mund të zgjasin dhe disa muaj. Në rast se nuk zhduken brenda 3 muajve, dhe në rast se jeni të brengosur, atëherë duhet të këshilloheni me mjekun.

Çfarë mund të bëjë me çrregullimin e foshnjës ndërkohë?

Pikësëpari, ka ca gjëra që nuk duhet bërë. Mos hidhni pomada dhe vajra në lëkurën e foshnjës suaj, sepse mund ti përkeqësojnë aknet. Mos përdorni ilaçe popullore. Dhe mos i fërkoni aknet. Aknet e foshnjave nuk janë shkaktuar nga pluhuri dhe papastërtia.

Në të vërtetë, larja e tepruar mund ta irritojë lëkurën e foshnjës suaj, prandaj mos e teproni me pastrim. Thjesht lani fytyrën e foshnjës suaj një herë në ditë me ujë dhe sapun të butë. Fshijeni në mënyrë të lehtë.

Durimi është mënyra më e mirë për ta zgjidhur situatën. Aknet nuk e shqetësojnë shumë foshnjën tuaj prandaj mos lejoni që të ju shqetësojnë shumë dhe juve. Do të shërohen me kalimin e kohës.

 

Artikulli paraprakSi të uleni dhe të ngriheni në shtatzëni (Foto)
Artikulli i rradhës Thirrje për ndalim të shitjes së ibuprofenit, shkak rreziku për sulm në zemër

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.