Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse femrat marrin shpesh infeksione me kandidaza pas periudhës së ciklit menstrual ?

Femina 19/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një infeksion i vaginës nga këpurdhat, i njohur gjithashtu si kandidaza është shpesh e zakonshme që të merret pas ciklit tuaj menstrual.

Ndryshimet hormonale, të tilla si ato që ju përjetoni gjatë periudhës së ciklit mund të vrasin bakteret që jetojnë në vaginë tuaj dhe të shkaktojnë një infeksion fungal shkruan healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Vagina juaj përmban baktere të quajtura baktere Lactobacillus, si dhe kërpudhat kandidaza. Këto punojnë së bashku për ta mbajtur vaginën të shëndetshme. Bakteret mbajnë rritjen e kërpudhave në kontroll.

Nëse diçka dëmton bakteret atëhere prishet balanci dhe kërpudhat kandidaza mund të rriten jashta kontrollit. Kur kërpudhat rritet jashta kontrollit, ato shkaktojnë infeksionet fungale.

Pabarazitë hormonale janë të lidhura me infeksionet fungale gjithashtu. Gratë kanë më shumë gjasa të marrin kandidazën nëse janë shtatzënë, nëse përdorin kontracepsionin hormonal, dhe rreth kohës së periudhave të tyre.

Kjo është për shkak se prishet balanci natyrorë i  trupit tuaj  në nivel të progesteronit dhe estrogjenit. Nivelet e larta të estrogjenit shkaktojnë që kërpudhat kandidaza të rriten.

Disa gra marrin infeksione fungale rreth të njëjtës kohë të ciklit të tyre çdo muaj, një gjendje e tillë është quajtur “vulvovaginitis ciklike”.

Ju gjithashtu mund të jeni veçanërisht të ndjeshëm ndaj infeksioneve fungale nëse: Keni pasur kohët e fundit një terapi me antibiotikësh, keni një sistem imuntar të dobët sic është rasti kur është prezente sëmundja e HIV, ose jeni në një gjendje të rëndë stresi gjë, që ndikon direkt në sistemin tuaj imunitar ose dhe keni diabet.

Pas diagnostifikimit me infeksionet fungale, mjeku juaj do ju përshkruajë kreme, ose suposte ose barnat tjera orale për 14 ditë. Barnat të tilla si: Butokonazol, Klotrimoksazol, Flukonazol, Mikonazol etj.

Si masa preventive, poashtu rekomandohet që të përdorni veshje pambuku dhe rrobat të lirshme  si dhe të ju largoheni veshjeve sintetike rreth kësaj zone të cilat mund të shkaktojnë djersitje rreth kësaj pjese sepse infeksionet fungale zhvillohen në mjedise të ngrohta dhe me lagështi.

Gjithashtu, sapuni mundtë irritojë bakteret në vaginë dhe të shkaktojë një infeksion fungal andaj mos harroni se vagina juaj pastron “veten e saj”.

Shmangni poashtu larjen brenda vaginës tuaj. Mos përdorni kurrë sapune aromatike për të larë vaginën ose vulvën tuaj. Në vend të kësaj, lani vaginën dhe vulvën tuaj me ujë të ngrohtë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA janë ditët e nxehta të verës të rrezikshme për gratë shtatzëna?
Artikulli i rradhës A është Vazelina çelësi i flokëve të gjata dhe të shndritshme?

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.