Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse foshnjet nxjerrin nga goja qumështin pas thithjes? A përbëjnë rrezik?

Këshilla për shtatzëna 31/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Foshnja juaj po fillon të varet nga qumështi dhe nuk është i vetëm: rreth 40 përqind të foshnjave kthejnë qumështin nga goja rregullisht. Kulmi i moshës për të kthyer qumështin është muaji i katërt.

Kur foshnja juaj thithë bashkë me qumështin e gjiut apo qumështin formula edhe ajër, atëherë ajri zihet në kurth në lëng. Ky ajër ka nevojë që të dalë jashtë, dhe kur del duhet të dalë me pak nga lëngu.

Foshnja konsumon shumë qumësht në raport me madhësinë e saj, dhe disa nga ato me të vërtetë kanë shumë dëshirë të ushqehen, ndonjëherë ato stërmbushen me ushqim, prandaj edhe nxjerrin nga goja ushqimin e tepërt.

Sistemi tretës i foshnjeve poashtu nuk është i zhvilluar plotësisht. Muskujve të poshtëm të ezofagut të foshnjes, të cilat kontrollojnë hyrjen dhe daljen e ushqimit, do të iu duhet të shpejtojnë. Nuk është për t`u habitur se përse foshnjet përlyejnë aq shumë rroba.

Çfarë mund të bëj në lidhje me këtë gjë?

Përdorni këto këshilla për të ndihmuar foshnjen tuaj të mbajë ushqimin poshtë:

• Mbajeni foshnjen tuaj në pozitën e drejtë derisa ta ushqeni. Të ushqyerit e foshnjes përderisa rri shtrembër apo i kërrusur nuk shpien në mënyrë të drejtë qumështin e gjiut apo formula, në stomakun e tij.

• Mbani ushqimin në qetësi. Minimizoni zhurmën dhe hutimet tjera, dhe mundohuni që foshnja të jetë e uritur para se të filloni ta ushqeni. Nëse është i hutuar apo i xhindosur, ka mundësi të gëlltisë ajër gjatë ushqyerjes me qumësht.

• Nëse foshnja juaj thith qumështin formula nga shishja, sigurohuni që vrima shishes të mos jetë shumë e vogël, sepse mund ta frustrojë foshnjen dhe të gëlltisë ajër. Në anën tjetër, nëse vrima është shumë e madhe, foshnja do të gllabërojë sepse lëngu do ti vie shumë shpejt.

• Prisni që foshnja të gogësojë pas çdo ushqimi. Në fakt, nëse foshnja juaj pauzon në mënyrë natyrale pas ushqimit, përfitoni nga mundësia për të gogësuar para se ta ushqeni prap. Në këtë mënyrë, nëse ka ajër, do të dalë jashtë para se të shkojë ushqimi tjetër mbi të. (Mos haroni të vendosni ndonjë pecetë në krahë!)

Nëse foshnja nuk gogëson mbrenda ca minutave, mos u brengosni. Ndoshta nuk ka nevojë për të gogësuar po ateherë.

• Mbani presionin në stomakun e tij. Sigurohuni që rrobat dhe pelena e foshnjes nuk janë shumë të ngushta dhe mos e vendosni stomakun e tij mbi supe për të gogësuar. Shmangjuni udhëtimeve me makinë menjëherë pas ushqimit sepse lëkundja makinës mund ti bëjë shtypje stomakut të foshnjes.

• Mos e ngjeshni foshnjen tuaj pasi që të jetë ushqyer dhe mundohuni ta mbani në pozicion të drejtë për një gjysëm ore. Në këtë mënyrë do të mbajë rëndesën në anën e tij. Mund ta mbani apo ta vendosni në kengur.

• Mos e stër ushqeni. Nëse foshnja juaj kthen pak qumësht pas çdo ushqyerje, atëherë ai është duke u stër ushqyer. Mund të provoni ti jepni më pak formulë apo qumësht gjiri për një kohë të shkurtë dhe të shikoni nëse duket i kënaqur. (Ai mund të dëshirojë të pijë më pak qumësht formule apo gjiu por më shpesh.)

• Nëse foshnja juaj kthen qumështin gjatë gjumit, lartësoni pozitën e kokës. Është e pasigurtë për foshnjen të flejë me jastëk, por ju mund ta vendosni ndonjë sfungjer përfundi kokës së tij.

Kur do ta tejkalojë foshnja ime këtë gjë?

Shumica e foshnjave e ndërprejnë këtë rreth muajit të 6 apo 7, apo kur të mësojnë të ulen vet, por disa e vazhdojnë edhe pas ditëlindjes së parë.

Si mund ta dallojë nëse foshnja ime është duke pështyer apo vjellur?

E vjella është zakonisht më e fuqishme dhe më e madhe në kuantitet sesa e pështyera e foshnjes që ndodh pas çdo ushqimi të fundit. Nëse foshnja juaj duket e shqetësuar, mund të ketë vjellur.

A mund të jetë pështyma shenjë e diçkaje serioze?

Nëse foshnja juaj nuk fiton në peshë si do të duhej, atëherë konsultohuni me mjekun.

Thërrisni mjekun menjëherë nëse foshnja juaj fillon të vjellë fuqishëm. Kjo mund të jetë shenjë e gjendjes që quhet pyloric stenosis, ku muskujt e poshtëm të stomakut ngushtohen dhe nuk lejojnë kalimin e ushqimit në zorrën e vogël.

Poashtu thërrisni mjekun menjëherë nëse shihni gjelbër në të vjellurat e foshnjes suaj. Kjo mund të jetë shenjë e bllokimit të zorrëve të foshnjes dhe kërkon operim emergjentë.

Artikulli paraprakLëjeni këtë përzierje në guacë të tualetit në më pak se një minutë, do mahniteni nga rezultatet
Artikulli i rradhës Dieta më e kërkuar për vitin 2017: Për shtatë ditë heq 7 kilogramë!

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.