Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse fryhet gjoksi gjatë periodave

Femina 25/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vajza, le ta pranojmë të gjitha tani: do të ishte ideale sikur cikli menstrual të na krijonte probleme vetëm në zonën e legenit! Do ishte mrekulli, në fakt, por nuk ndodh kështu!

Hormonet femërore fillojnë të “tërbohen” sidomos gjatë këtyre ditëve të muajit, që gratë nuk i duan fare.

Para ciklit gjoksi është krejtësisht normal. Ndërsa, përgjatë ditëve të periodave gjoksi dyfishohet në madhësi, ju lëndon dhe ju thjesht nuk mund ta duroni atë.

Pas ovulacionit, i cili ndodh pak a shumë rreth mesit të ciklit ose dy javë pas menstruacioneve, nivelet e hormonit të quajtur progesteron fillojnë të rriten.

Dr. Rebecca Brightman, gjinekologe dhe obstetre e njohur, tregon se një nga simptomat e pakëndshme të rritjes së niveleve të progresteronit është zgjerimi i kanaleve që gjenden në gji.

Progresteroni mund të shkaktojë gjithashtu mbajtjen e ujit, këshillon Class. Prandaj, midis zgjerimit të kanaleve dhe mbajtjes së ujit është normale që gjoksi të jetë më i rëndë dhe më i dhimbshëm.

Gjatë periodave, ju mund të ndjeni parehati në gjoks, ënjtje dhe të gjitha këto ndryshime dhe ndjesi janë normale.

Doktoreshë Brightman thotë se për shumë gra, mbajtja e jelekëve gjatë këtyre ditëve të muajit mund të jetë një burim lehtësie.

Lënia e gjinjve të lirë plotësisht mund të shkaktojë më shumë dhimbje. Me pak fjalë, më mirë të shmangni heqjen e jelekëve gjatë ciklit.

Për disa gra është efektive që të zvogëlohet doza e kafeinës gjatë ditëve të ciklit menstrual, ndërsa për të tjerat duhet shtim i bazës së vitaminave E dhe B6.

Duhet të kuptoni çfarë i bën mirë trupit tuaj gjatë këtyre ditëve që edhe ju të mund t’i kaloni sa më lehtë periodat tuaja! /Telegrafi/

Artikulli paraprakNga gabimi i tmerrshëm i mjekëve, gruaja humb fëmiun
Artikulli i rradhës Ajri i ndotur: Si ndikon tek fetusi

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.