Të gjithë e dime se sa thelbësore është të ushqeni me gji fëmijën tuaj, ekskuzivisht 3-6 muajt e parë. Por, shumë nëna të reja po ndërpresin më shpejt se sa që duhet.
Disa studime zbuluan se sfidat e ditëve të para të tilla si, thithkat e lënduara, bllokimi i qumështit, rraskapitja nga zgjimi në mes të natës dhe seancat e gjata të ushqyerjes ishin duke bërë që nënat të hiqnin dorë nga ushqyerja e foshnjave të tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa rekomandohet që foshnjat të fillojnë të ushqehen me gji Brenda 6 orëve të lindjes, shumë prej tyre nuk janë duke marrë qumështin e nënës në orën e pare të jetës së tyre, duke i vënë ato në rrezik përshkak se ekspozohen ndaj sëmundjeve të ndryshme.
Pavarësisht se ne i njohim përfitimet shëndetësore nga ushqyerja me gji, shumë nga grate heqin dorë nga kjo. Arsyet janë të ndryshme por kryesoret janë se bebet kafshojnë, çështjet e laktacionit, problemet me ushqyerjen me gji në publik, kufizimet e ndryshme dhe grate që punojnë e kanë ende më të vështirë këtë process./GazetaShneta/