Shtatzënia është ajo periudha e cila sjell ndryshime si nga aspekti fizik ashtu edhe ai emocional tek gratë. Si rezultat i ndryshimeve hormonale dhe sistemit imunitar ju mund të bëheni më të ndjeshme ndaj infeksioneve. Por, pse ndodh kjo?
Roli i sistemit imunitar është që të mbroj trupin nga viruset e ndryshme shkruan Heathline, transmeton Gazeta Shneta.
E gjatë shtatzënisë, sistemi juaj imunitar ndryshon në mënyrë që t’ju mbrojë ju dhe fëmijën tuaj.
Për këtë arsyje, në mënyrë që të ofrojë mbrojtje si për nënën ashtu edhe për foshnjen, puna e sistemit imunitar mund të pësoj rënie dhe ju të bëheni më të ndjeshme ndaj infeksioneve.
Disa prej infeksioneve që shfaqen gjatë shtatzënisë mund të transmetohen edhe tek foshnja, si citomegalovirusi, toksoplazmoza dhe parvovirusi.
Përveç ndryshimeve në funksionin imunitar, ndryshimet hormonale gjithashtu mund të rrisin rrezikun për infeksion. Këto luhatje në nivelet e hormoneve shpesh ndikojnë në traktin urinar.
Ndërsa mitra zgjerohet gjatë shtatzënisë, ajo ushtron më shumë presion mbi ureterët.
Si rezultat, urina mund të qëndrojë në fshikëz për një kohë të gjatë e kjo po që rrit rrezikun e zhvillimit të një infeksioni të traktit urinar. /Gazeta Shneta/