Disa gra kur lindin ndjejnë një instikt që t’i lëpijnë foshnjet e tyre menjëherë pasi mbajnë në duar të vogëlin për herë të parë. (Nëse ju nuk e keni ndjerë një eufori të tillë është krejt normale).
Por për disa gra, instikti sisor i përfshin aq shumë sa që ju vie që t’i lëpijnë foshnjet, transmeton GazetaShneta.
Sipas studimeve shkencore është vërtetuar se gjitarët bëjnë të njejtin veprim me të sapolindurit e tyre, dhe kjo është një sjellje për t’u afruar me ta e njëkohësisht edhe për t’i pastruar.
Në shoqërinë e sotme, një veprim I tillë mund të jetë paksa i çuditshëm për t’u bërë por në kulturat tibetiane dhe inuite, përcjellë “MSN.com”.
Por në anën tjetër një sjellje e tillë është më se normale. Kur ju e shihni një foshe të sapolindur ju vie që të thoni se “doni ta hani atë”. Dhe këto nëna e ndjejnë një gjë të tillë po ashtu; ndryshimi i vetëm është që ajo pastaj e vënë në praktikë përmes lëpirjes.
Por mjekësia ka tërhequr vërejtjen duke potencuar se ujërat amoniake që foshnja mund t’i ketë ende në trup mund të shkaktojnë helmim të nënës.
Por nëse ju ndjeni një instikt të fortë që ta lëpini foshnjen tuaj, nuk mund të ua ndalojë askush. /GazetaShneta/