Është periudha e shtatzënisë ajo e cila zgjon pytje të ndryshme tek gratë. Se cilat ushqime apo pije të konsumojnë, ambienti e gjëra të ndryshme janë disa prej detajeve që mund të shqetësojnë një grua shtatzënë.
E listës së pijeve të sigurta apo jo po i shtohet edhe çaji kamomil shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Çaji kamomil mund të mos jetë i sigurt për t’u konsumuar gjatë shtatzënisë, sepse mund të shkaktojë kontraktime që mund të dërgoj në abort ose lindje të parakohshme.
“Nëse nuk jeni shtatzënë, çaji kamomil përmban antioksidantë të shëndetshëm që mund të jetë e shëndetëshme,” thotë Mitri.
“Megjithatë, pirja e çajit të kamomilit mund të përbëjë një rrezik më të lartë të komplikimeve të shtatzënisë, veçanërisht kur konsumohet rregullisht”.
Mirëpo, ekziston një sasi e kufizuar e çajit të kamomilit që mund të jetë e shëndetëshme gjatë shtatzënisë, por ende nuk është e njohur.
Përderisa presim studime dhe mendime nga profesionistët shëndetësorë, Verywell rekomandon që të prisni gjersa të lind i vogli juaj.
“Kamomili është përdorur për të stimuluar kontraktimet e mitrës tek gratë shtatzëna”, shpjegon Dr. Johnson-Arbor.
“Kjo potencialisht mund të çojë në një incidencë më të lartë të lindjes së parakohshme dhe të kërcënuar për abort.”. /Gazeta Shneta/


