Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse nuk duhet të postojmë foto të fëmijëve në Facebook

Jetë 13/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jeni prindër të lumtur, fëmijët janë ende shumë të vegjël për t’ju dalë kundër dhe mjaftueshëm të rritur për mos të qarë gjithë natën. Nuk kalon asnjë ditë që ata mos të bëjnë diçka që meriton të regjistrohet me smartphone: fjala e parë, një vizatim, fytyra.

Me dëshirën për të fiksuar çdo moment, ju shkrepni, filmoni, arkivoni tonelata me material, që pa u menduar shumë, i postoni në Facebook dhe në rrjete të tjera sociale.

Po edhe mund të ndalni! Dhe jo vetëm sepse miqtë tuaj mund të jenë lodhur së pari në Neës Feed foto e video kalamajsh, por sepse kjo mani për të ndarë gjithçka, kur bëhet fjalë për fëmijët, mund të moj jetë një ide aq e mirë.

Dhe me këtë mendim, një numër në rritje prindërish amerikanë, ka nisur, muajt e fundit, të heqë foto, video dhe informacione për fëmijët nga rrjeti social më i famshëm në botë. Sipas këtyre prindërve, në fakt, të arkivosh përvojën e prindërimit në Facebook mund të kthehet kundër për një varg arsyesh:

  • 1- Imazhet, videot dhe informacionet (ditëlindja, festat e shkollës etj.) i japin të dhëna çdo keqbërësi, që me disa click të mësojë ç’pamje ka fëmija juaj, në çfarë shkolle shkon dhe në ç’orë ti e lë në palestër për orën e karatesë.
  • 2- Nuk e dini asnjëherë me saktësi si do i përdorë rrjeti social imazhet dhe informacionet për fëmijët tuaj.
  • 3- Nuk është e thënë që fëmija juaj do jetë shumë i lumtur kur të hyjë vetë në Facebook e të shohë që disa nga etapat më të sikletshme të fëmijërisë janë përhapur në të katër anët e rrjetit.

Por nëse numri i prindërve të ndërgjegjësuar po rritet, nga ana tjetër copa e tortës e prindërve që ndajnë foto të fëmijëve në Facebook, ngelet e madhe. Nga një studimi i bërë në vitin 2011 nga Instituti për Kërkime Sociale i Universitetit të Michigan-it, 66% e prindërve amerikanë të lindur ndërmjet viteve’60 e ’70 e ndajnë pa frikë jetën e fëmijëve në rrjete online.

Natyrisht, Facebook vë në dispozicion një varg instrumentesh që duhet të konsistonin në kontrollin e materialeve të postuara, por disa prindër nuk u besojnë.

Duke parë si NSA ka ndërhyrë në sistemet e mesazheve, logjika të bën të mendosh që nëse kjo prirje vazhdon të përhapet, shpejt do të dalin rrjete të reja sociale që premtojnë një privatësi të fortë, të bërë enkas për prindër më të matur.

Artikulli paraprakPas disa vitesh ngel shtatzënë, ja çfarë i dërgon kjo paciente doktoreshës kosovare (FOTO)
Artikulli i rradhës Operacion i rrallë në në QKUK, pacientës i hiqen 2 kg tumor (Video)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.