Të rehatohesh në krevat është një nga sfidat dhe mundimet më të mëdha gjatë muajve të fundit të shtatzënisë.
Ju mund të keni dëshirë të flini, por nuk ndiheni rehat. Ose kur ju gjeni qetësi dhe ju ka zënë pak gjumi, shkelmat e fëmijës mund t’ju zgjojnë shumë lehtë.
Çfarë mund të bëni?
Nëse vuani nga urthi ose frymëmarrja mundoheni ta mbani trupin sa më lart. Shtrihuni në anën tuaj të majtë dhe mes gjunjve vendosni një jastëk. Më pas një tjetër vendoseni mbrapa shpinës në mënyrë që të mbështeteni.
Provoni një dyshek me ajër. Disa gra shtatzëna kanë gjetur rehat. Përdorni një jastëk të shkumëzuar. Këto nuk janë bërë posaçërisht për shtatzëninë, por ju ndihmojnë të qëndroni sa më mire dhe pa u ndier ne siklet.
Bëni eksperimente të ndryshme derisa të kuptoni se cili është pozicioni më i mirë që ju përshtatet./pernenat