Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse shumë brazilianë jetojnë mbi 110 vjet? Shkencëtarët kërkojnë sekretet e jetëgjatësisë

Jetë 13/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Brazili është shtëpia e disa prej njerëzve më jetëgjatë në botë, përfshirë tre nga dhjetë burrat më të moshuar që kanë jetuar mbi 110 vjet. Një studim i ri shkencor hedh dritë mbi arsyet pse ky vend ka një numër kaq të lartë individësh që arrijnë moshë shumë të avancuar, shpesh në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një artikull të botuar në revistën “Genomic Press”, studiuesit sugjerojnë se faktorë të veçantë gjenetikë dhe imunologjikë mund të luajnë rol kyç në këtë fenomen. Ndryshe nga tendencat moderne që promovojnë jetëgjatësinë përmes trajtimeve të shtrenjta, suplementeve dhe “bio-hack”-eve, shumë brazilianë jetojnë mbi 100 vjet pa pasur akses në kujdes shëndetësor të avancuar apo klinika luksoze, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Shkencëtarët theksojnë se qëllimi global nuk është thjesht të jetosh më gjatë, por të kesh një jetë të shëndetshme për më shumë vite. Personat që arrijnë moshë të shtyer pa sëmundje serioze, si demenca, sëmundjet e zemrës apo kanceri, përfaqësojnë një burim të çmuar studimi për mjekësinë.

Sipas studimit, një nga mekanizmat kryesorë lidhet me mirëmbajtjen e proteinave. Tek superqindvjeçarët, trupi arrin të eliminojë proteinat e dëmtuara po aq mirë sa tek individët shumë më të rinj.

Një faktor tjetër është sistemi imunitar, i cili në vend që të dobësohet me moshën, përshtatet dhe bëhet më rezistent ndaj infeksioneve dhe inflamacionit kronik.

Së fundi, studiuesit theksojnë rolin e “gjenetikës së favorshme”. Disa individë mbartin variante të rralla gjenesh që mbështesin stabilitetin gjenomik, funksionin e mitokondrive dhe një mbrojtje më të fortë imunitare.

Studimi i këtyre njerëzve mund të ndihmojë shkencën të kuptojë më mirë plakjen dhe të zhvillojë strategji për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme për të gjithë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGreqia shkurton ndjeshëm pritjet në urgjencë me kode QR dhe byzylykë për pacientët
Artikulli i rradhës A ekziston një mënyrë “më e sigurt” për përdorimin e kanabisit? Ekspertët propozojnë kufij të rinj

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.