Dhëmbët janë një prej elemteteve kyç të funksionimit fizik të njeriut sepse përmes tyre bëhet përpunimi i ushqimit.
Bella, 15 vjeçares ka kohë të gjatë që nuk ka arritur t’i trajtojë dhëmbët e saj tek ndonjë stomatolog për shkak të gjendjes së saj fizike. Ajo është prekur nga sëmundja e “fucosidosis” e cila e I prek edhe zhvillimin mendor, transmeton GazetaShneta.
E ëma e Bellas, Cheryl Closs, e kishte dërguar të bijën një një ordinancë stomatologjike por që doktori kishte refuzuar që ta trajtonte për shkak se nuk kanë përvojë në trajtimin e rasteve të tilla.
E disa prej tyre I propozonin që t’ia hiqnin të gjithë dhmëbët, duke zgjedhur kështu mënyrën më tëlehtë për ta.
Por Closs kishte vendosur që të gjente një zgjidhje të domosdoshme për Bellan duke këmbëbgulur për të gjetur mjekun e duhur.
“Stomatologët të thonë me shpejtësi se nuk mund të trajtojnë fëmijën tuaj nëse e shohin se është me nevoja të veçanta. Kemi vizituar së paki 8 stomatologë dhe të gjithë kishin pasur arsyet e njejta se nuk dinë të shërojnë një person me aftësi të vecanta”, ka thënë Closs për “New York Times”.
E pas shumë kërkimeve ajo më në fund ka rënë në kontakt me Dr. Ronald Kosinski, drejtor i Qëndrës së Shëndetit Oral për Njerëzit me Aftësi të Kufizuara në Kolegjin Stomatologjik N.Y.U.
Ai ka thënë shumë troq se arsyeja pse të gjithë hezitojnë të meren me pacientë të tillë është sepse askush nuk arrij t’i kuptojë së pari, madje “të gjithë frikësohen prej tyre”.
Sipas tij, universitetet duhet të nxjërrin kuadro të veçanta me specializantë që dinë sit ë merren me raste të tilla.
“Është sfidë sepse dikush duhet t’ua mbajë duart, dikush këmbët, ndërsa këta persona nuk ndjehen rehat që t’i prekë dikush, aq më pak që t’ia kontrollojë gojën”, ka thënë ai.
Por Closs ka trajtuar pacienten e tij Bellat, e cila në fund e kishte përqafuar mjekun e saj si shenjë falenderimi që dikush po kujdeset për shëndetin e saj ora./GazetaShneta/