Qumështi i nënës është i pazëvendësueshëm për foshnjën dhe përveç dobive shëndetësore, krijon edhe një lidhje të fortë midis nënës dhe bebes.
Madhësia e gjirit rritet gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes gjatë gjidhënies, ato fillojnë të bien poshtë dhe të zgjaten, transmeton Gazeta Shneta.
Për të parandaluar një gjë të tillë, duhet të vishni jelekë gjatë gjithë kohës e madje edhe kur fleni. Kjo do të ndihmojë të mbajë gjinjtë kundër gravitetit dhe në pozitën e duhur.
Sigurohuni që jelekët të jenë të cilësisë së mirë dhe të përmasave të sakta.
Poashtu, kujdesuni që të mbani një pozitë të mirë gjatë ushqimit të foshnjës. Përdorni një jastëk për të mbajtur beben në nivelin e gjirit, si dhe shmangni lëvizjet.
Konsultohuni me mjekun dhe filloni me ushtrime sepse kjo do të ndihmojë përveç humbjes së peshës, edhe për muskujt dhe gjinjtë tuaj. Mund të filloni me ecje, not apo joga.
Masazhoni gjinjtë me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë gjatë kohës kur bëni dush. Kjo do të përmirësojë qarkullimin e gjakut. /Gazeta Shneta/