Shumica e prindërve kur fillojnë ta ushqejnë fëmijën më shishe, përdorin qumështin e lopës.
Por në disa vende zgjedhja më e mirë është qumështi i dhisë, sesa i lopës. E kjo tashmë është bërë edhe trend tek prindërit e rinj, transmeton Gazeta Shneta.
Pasi fëmija juaj të mbush 6 muaj, mund të filloni përdorimin e qumështit të kafshëve, përveç atë të gjirit të nënës.
Sigurisht për këtë paraprakisht duhet ta merrni miratimin e pediatrit.
Por para se të zgjidhni qumështin e dhisë, sigurohuni që atë ta merrni të pasterizuar, sepse shkatërron çdo baktere dhe është më e lehtë për t’u tretur në organizmin e foshnjës.
Qumështi i dhisë përmban proteina që tretet më lehtë në organizimin e fëmijës.
Ky lloj qumështi poashtu përmban më pak laktozë krahasuar me atë të lopës. Laktoza mund të jetë e papërshtatshme për organizimin e disa fëmijëve.
Gjithmonë kërkoni qumështin e dhisë që përmban acid folik.
Nëse fëmija juaj do të jetë alergjikë ndaj këtij qumështi, ajo do të shfaqet menjëherë ose pas disa ditësh. /Gazeta Shneta/