Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Psikologët: Fëmijët me intelegjencë të lartë kanë këto karakteristika

Psikologji 24/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumica e prindërve kanë dëshirë të mendojnë se fëmija i tyre është inteligjent.

Por, çfarë thonë psikologët për fëmijët tuaj të talentuar? Hulumtimet tregojnë se fëmijët me inteligjencë të lartë zakonisht kanë disa karakteristika të përbashkëta dhe ato shfaqen që në moshe të vogël. Njihuni me to:

1.Ka talent për ruajtjen e informacionit

Fëmijët e talentuar kanë aftësi të jashtëzakonshme të kujtesës. Ata përvetësojnë më shumë informacione sesa fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë. Kjo nënkupton se fëmija mëson më shpejtë; kur ia prezantoni një fëmije gjeni një ide apo teori komplekse, ju duhet ta bëni këtë vetëm një herë sepse e kupton menjëherë.

2.Aftësitë e shkrimit dhe leximit janë dukshëm më të mira sesa të fëmijëve të moshës së njëjtë

Fëmijët me inteligjencë të lartë zakonisht mësojnë të lexojnë para moshës 4-vjeçare. Në krahasim me ta, shumica e fëmijëve nuk e kanë këtë aftësi deri në moshën 6 apo 7-vjeçare. Fëmijëve inteligjentë u pëlqen të lexojnë, pasi kjo u mundëson të zgjerojnë njohurit dhe të ndjekin interesat që kanë.

3.Kanë sens të mirë humori

Aftësia për të kuptuar dhe krijuar shakatë zakonisht kërkon një kuptim më të madh të gjuhës, ndërveprimit social, etj. Prandaj, fëmijët që shfaqin sens të mirë humori që në moshë të vogël zakonisht kanë inteligjencë shumë të lartë.

4.Bëjnë shumë pyetje

Shumica e fëmijëve janë kureshtarë për botën që i rrethon, por fëmijët e talentuar zakonisht janë të interesuar të bëjnë pyetje, përgjigjet e së cilave u mundësojnë atyre të eksplorojnë idetë e reja. Ata kanë ‘oreks’ të pashtershëm për të mësuar, si dhe i shijojnë diskutimet e gjata për konceptet e reja me të cilat ballafaqohen.

5.Fëmijëve me inteligjencë të lartë u pëlqen të flasin më shumë me të rriturit sesa me fëmijët e tjerë

Fëmija i talentuar shpeshherë frustrohet nga limitet e tjerëve në grupin e moshatarëve. Si rezultat i kësaj, preferon më shumë të flasë me njerëz më të rritur. Fëmijët me inteligjencë të lartë shpeshherë përshkruhen si të vetmuar nga mësuesit e tyre, por nga ana tjetër i shijojnë bisedat me njerëz që janë të aftë t’i kuptojnë ata.

6.Kanë talent për muzikë

Disa hulumtime shkencore sugjerojnë se ka një lidhje mes IQ-së dhe talentit muzikor. Veç kësaj, kurset muzikore i ndihmojnë ata të përmirësojnë funksionin njohës.

Fëmijët e lindur gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 kanë ulur ndjeshëm performancën verbale, motorike dhe aftësitë njohëse në krahasim me fëmijët e lindur më parë, sugjeron një studim amerikan. Vitet e para të jetës së një fëmije janë të rëndësishme për zhvillimin njohës dhe duke qenë se COVID-19 shkaktoi mbylljen e bizneseve, çerdheve, shkollave dhe këndeve të lojërave, jeta për foshnjat ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme, ndërkohë që prindërit përpiqeshin të barazpeshonin punën dhe kujdesin ndaj fëmijëve./Albanian Education/

Artikulli paraprakShqipëri: Mjekët e QSUT-së realizojnë për herë të parë riparimin e valvolës së aortës me metodë inovative
Artikulli i rradhës Në QKMF-në në Shtime tashmë analizat laboratorike kryhen 24 orë në ditë

Ju sugjerojmë

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë

Ndërprerja e antidepresivëve gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun për kriza të shëndetit mendor

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Përdorimi i tepërt i telefonit mund të rrisë rrezikun e depresionit te të moshuarit

13/07/2026 Psikologji

Vala e të nxehtit mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor të fëmijëve

09/07/2026 Jetë

Keni vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën? Pesë zakone që ndihmojnë të ktheni qartësinë mendore

08/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.