Një psikoterapeute ka paralajmëruar se nënat që kthehen të punojnë shumë shpejt pas lindjes po dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre.
Në një video për New York Post, Erica Komisar zbuloi se si shihet një ‘nivel epidemie i çrregullimeve mendore në foshnje të porsalindura’, gjë kjo që ia zbret ‘zhvlerësimin e nënës në shoqëri’.
Autorja e librave “Being There” dhe “Why Motherhood Prioritization in Three Year Olds” shpjegoi se foshnjat përjetojnë një nxitim të kortizolit dhe stres të madh kur ata janë larg nga nënat e tyre, transmeton Gazeta hneta.
Ajo tha se kur punojnë gratë kthehen deri në mbrëmje ato kalojnë sa më pak se 90 minuta me foshnjat e tyre para se t’i vënë ato në shtrat.
“Shoqëria jonë u thotë grave të kthehen në punë, të bëjnë atë që dëshiron, ata do të jenë në rregull”, shpjegoi ajo. ‘Por gratë nuk janë në rregull.”