Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Publikim i reagimit të Ardian Jusufit dhe sqarimit të redaksisë së Gazetës Shneta

Lajme 07/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

U.d. drejtori i Spitalit të Gjakovës Ardian Jusufi përmes avokatit të tij Egzon Doli ka reaguar ndaj dy shkrimeve të Gazetës Shneta.

Më poshtë sjellim reagimin e plotë si dhe sqarimin e redaksisë së Gazetës Shneta:

Permes lajmeve te tilla ndaj ketu parashtruesit eshte promovuar nje gjuhe tendencioze dhe shpifese nga ana juaj. Kjo gjuhe tendencioze dhe propaganduese ka pasur per qellim denigrimin e integritetit dhe reputacionit profesional te Dr. Ardian Jusufi, sepse ne lajmin me titull ‘”Privatizohet’ Spitali i Gjakoves, u.d drejtori i ben shefa bashkeaksionarin e spitalit privat dhe dhendrin e tij”, eshte i pavertete konstatimi i juaj qe U.D – Drejtorit te SP “Isa Grezda” ne Gjakove eshte bashkeaksionar ne ndonje spital privat.

Gjithashtu permes artikullit “Drejtori dhe Shefi i Spitalit te Gjakoves, kapen nga Inspektorati duke punuar ne spitalin e tyre privat ne orar zyrtar”, eshte promovuar nje gjuhe tendencioze, ashtu qe duke ditur qe nje ceshtje e tille eshte ne proceduren e ankimimit prane organit te shkalles se dyte, perkatesisht Kryeinspektorit Shendetesor, me qellim te mireinformimit dhe duke pasur parasysh qe behet fjale per nje udheheqes te nje institucioni shendetesor eshte dashur te pritet qe kjo çeshtje te marr epilog perfundimtar ligjor.

Tendenca juaj si portal informativ shendetesor, per te demtuar integritetin dhe reputacionin profesional te Dr. Ardian Jusufi, verehet edhe ne faktin qe ju si media online me karakter informues ne sektorin e shendetesise, asnjehere nuk i keni kushtuar asnje artikull informues faktit qe po i njejti U.D – Drejtor i SP “Isa Grczda” ne Gjakove Dr. Ardian Jusufi, ne me pak se 30 dite te punes se tij ne kete detyre ka rifunksionalizuar Laparaskopine ne Spitalin e Pergjithshern “Isa Grezda” ne Gjakove, e cila nuk ka funksionuar per vite te tera dhe qe si sherbim ka nje kosto te larte financiare per pacientet po qe se njejta kryhet ne sektorin privat shendetesor, ashtu qe ky tretman tani me merret falas.

Andaj permes kesaj parashtrese, kerkojme nga ju qe te ndermerrni hapat e nevojshem ligjor ne kuptim te neneve 12 dhe 13 te Ligjit Nr. 02/L-65 Civil Kunder Shpifjes dhe Fyerjes.

Sqarim i redaksisë së Gazetës Shneta:

Të gjitha të dhënat e publikuara në dy artikujt e lartpërmendur janë të bazuara në dokumente zyrtare, si dhe në burime të konfirmuara zyrtare nga institucionet relevante.

Në asnjë rast redaksia e Gazetës Shneta në dy artikujt nuk ka nxjerr konstatime apo komente të pabazuara.

Poashtu redaksia e Gazetës Shneta në secilin rast ka kërkuar sqarime edhe nga palët, në këtë rast z. Ardian Jusufi, përmes email-adresave elektronike, thirrjeve telefonike apo mesazheve në platforma tjera.

Artikulli paraprakÇfarë konsiderohet lindja e parakohshme, shenja dhe simptomat që çdo nënë e re duhet të dijë
Artikulli i rradhës Si ndryshon dieta e vakteve ushqyese gjatë kohës kur konsideroni gjidhënien te foshnja e porsalindur

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.