Ju ndoshta jeni mësuar si një grua e pavarur e cila mund të zgjasë duke punuar deri në muajin e fundit të shtatzënisë dhe është rritur që të mos varet nga askush tjetër.
Sidoqoftë, këshillohet që të mos ndërmerrni punë të caktuara shtëpiake në tremujorin e dytë dhe të tretë, në mënyrë që të mbroni edhe veten edhe bebin. Këto punë mund të jenë:
1: – Pastrim i përgjithshëm
Pothuajse çdo agjent pastrimi që gjendet në treg është i ngarkuar me kimikate të ashpra ose toksina. Nëse lëkura juaj bie në kontakt me disa substanca reaktive / aktive në këto solucione, kjo mund të shkaktojë reaksione alergjike – potencialisht të dëmshme. Disa gra përjetojnë më shumë ndjeshmëri në lëkurën e tyre gjatë shtatëzanisë, dhe mund të zbuloni se reagoni madje edhe ndaj produkteve të zakonshme hipoalergjike që keni përdorur para se të shtatzënisë. Edhe nëse jeni duke blerë produkte bio, eko-miqësore, sigurohuni që po blini produkte që janë vërtetuar siç duhet. Një nga arsyet që grave u kërkohet të shmangin punët e përgjithshme të pastrimit gjatë shtatëzanisë është sepse këto punë zakonisht kërkojnë që të lakoni trupin dhe kjo më pas mund të çojë në dëmtim të nervit shiatik.
2: – Pastrimi i kafshëve shtëpiake
Nëse keni një kafshë shtëpiake si një mace, mund ta përkëdhelni sa të doni, por pastrimin e saj lërjani dikujt tjetër. Macet ndjekin brejtësit dhe zogjtë dhe kanë tendencë të marrin parazitin Toxoplasma gondii i cili mund t’i kalohet personit që pastron jashtëqitjet e maceve. Kjo shpesh mund të çojë në infeksione, të cilat janë të dëmshme për shtatzëninë tuaj. Nëse absolutisht nuk keni askënd tjetër që mund të pastrojë kafshën për ju, sigurohuni që të mbroheni mirë duke veshur doreza, maskë hundësh dhe goje, dhe vishni një pallto të jashtme për të mos lejuar mikrobet që t’ju ngjiten në rroba. Më pas bëni një dush në mënyrë që të jeni të sigurta.
3: – Lavanderi
Ndoshta ka më shumë mundësi për të pastruar në mënyrë të sigurt rrobat. Por gjithsesi ndjeshmëria e nuhatjes suaj mund të jetë shumë e madhe ndaj aromave sintetike dhe lëkura juaj mund të vuajë nga një reagim ndaj pastruesve. Gjithashtu zgjatja për t’I marrë rrobat apo mbajtja e një shporte të ngarkuar me rroba mund të tendosë nerving tuaj shiatik dhe zgjatja për të nderur rrobat mund të jetë e rrezikshme pasi gruaja mund të humbasë ekuilibrin. Disa veprime në larjen e rrobave gjithashtu mund të shkaktojnë simptoma të lindjes së parakohshme dhe rreziqe të tjera të tilla si presioni i lartë i gjakut.
4: – Mbajtja dhe lëvizja e peshave të rënda
Ju ka rastisur që duhet të zhvendoseni në shtëpi të re ndërkohë që jeni shtatzënë? Epo atëherë thjesht duhet të silleni si bosi dhe të porosisni të tjerët se ku duhet të jenë mobiljet, apo gjërat që ju duhen në shtëpi. Lëvizja e sendeve të rënda përreth mund të përkeqësojë tendosjen në shpinë. Ndërsa jeni shtatzënë rritja e barkut ka tendencë të ushtrojë presion mbi shpinën, dhe për disa gra, kjo mund të çojë në dhimbje akute./Burimi ”PËR NËNAT”