Pureja me karota dhe banane është mjaft e lehtë për t’u përgatitur.
Receta e tillë ka një shije shumë të ëmbël, si dhe njëkohësisht është shumë e shëndetshme për zhvillimin e foshnjës.
Karota njihet për vetitë e shëndetshme të saj, pasi që ndihmon në zhvillimin e shikimit si dhe gjithashtu është një burim i mirë i beta-karotenit, i cili i nevojitet bebes në vitin e parë.
Ndërkaq, bananja ndihmon beben në trajtimin e konstipacionit, si dhe njëherësh është e pasur me kalium, fibra, vitaminën B2, B6 dhe C.
Përbërësit:
⦁ 1 karrotë;
⦁ 1 banane;
⦁ 2 lugë qumësht gjiri ose formule.
Përgatitja:
1. Në fillim qëroni dhe priteni karotën në forma rrethore;
2. Në një tenxhere me 1 gotë uji, zieni karotën deri sa të zbutet;
3. Më pas e hiqni nga zierja dhe e lini të ftohet paksa.
4. Pas kësaj, kalojeni karrotën në blender së bashku me bananen për 2 minuta.
5. Në fund shtoni qumështin dhe vazhdoni ta bëni pure dëri sa të përfitoni një masë kremoze.
Detaje nga recetë:
Koha e përgatitjes është 5 minuta.
Kjo është një recetë e përshtatshme për bebe +6 muajsh.
Ruhet në mbajtëse hermetike për 48 orë në frigorifer./Jona’s blog/