Kur jeni shtatzënë keni ‘një milionë’ pyetje.
E per shumë nga këto pyetje do ta keni rastin t’i merrni përgjigjet në vizitën tuaj të parë tek gjinekologu, e cila me shumë gjasë do të jetë një nga më të gjatat që do të keni.
Dhe deri kur të vijë dita për këtë vizitë, ju sygjerojmë të mbani shënime për të gjitha pyetjet që ju vijnë në kokë (do të befasoheni sa shumë pyetje do të keni!), përcjell Gazeta Shneta.
Filloni me këto pyetje në vizitën tuaj të parë:
– Sa duhet të shtoj në peshë dhe në cilën fazë të shtatzënisë duhet të shtoj?
– A kam rrezikshmëri më të madhe të gjendjes ose ndonjë komplikimi specifik?
– Për çfarë lloje të ekzaminimit kam nevojë?
– Çfarë diete duhet të ndjek? Çfarë duhet të ha dhe çfarë të menjanoj?
– A duhet të bëj ndonjë lloj ushtrimi? Ushtrimet, sa të rënda janë të lejuara?
– A ka ndonjë gjë që është e ndaluar të bëj gjatë seksit në shtatzëni?
– A ka ndonjë gjë të ndaluar për udhëtimet gjatë shtatzënisë që duhet t’i di ?
– A mund t’i ngjyros flokët? T’i lyej thonjtë? Të shkoj në spa? A ka ndryshime në rutinën time të bukurisë?
– Çfarë ilaçesh është e sigurt të përdori dhe në çfarë sasie.
– Çfarë vitaminash para lindjes rekomandoni?
– Çfarë kursesh para lindjes rekomandoni?
– Në cilën pozitë duhet të flej?
– Cilat janë simptomat që duhet t’i pres dhe si t’i menaxhoj ato? Çfarë është normale dhe për cilat duhet të ju kontaktoj juve?
– Çfarë duhet të bëj kur nuk ndihem mirë?
– Kur lindja të fillojë, në cilën pikë duhet të ju kontaktoj ju?
– Kur është koha e duhur për të ju kontaktuar juve për pyetjet që kam? Nëse ju nuk jeni të lirë, me kë mund të kontaktoj? /GazetaShneta
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.