Shifrat e një sondazhi të kryer nga Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve sugjerojnë se një në tre gra përjeton një abort deri t’i kenë mbushur 45-vjeç, por shumë prej tyre nuk janë të sigurt për atë që ndodh në të vërtetë kur kaloni nëpër procedurë.
Është një çështje private që shumë njerëz ndjehen jo komod për tadiskutuar, dhe ka shumë informacione të rreme në lidhje me këtë çështje, transmeton Gazeta Shneta.
Çdo procedurë mjekësore mund të jetë e frikshme, por misteri rreth aborteve mund ta bëjë atë edhe më frikësues.
Me këtë ide, një zëdhënës nga shërbimi shëndetësor riprodhues Marie Stopes ka dhënë faktet mbi procedurën mjekësore dhe saktësisht se çfarë ndodh kur hyni në një klinikë.
Si funksionon një abort?
“Ka dy lloje të abortit në dispozicion të grave – aborti mjekësor dhe aborti kirurgjik.
“Aborti mjekësor përfshin marrjen e dy llojeve të ilaçeve në dy kohë të ndryshme: është opsioni më i sigurt për trajtim deri në nëntë javë dhe tri ditë shtatzënë për shumicën e grave.
“Lloji i procedurës së abortit kirurgjik do të varet nga sa javë keni qenë shtatzënë dhe historia juaj mjekësore”./Gazeta Shneta/