Janë të shumtë artikujt që këshillojnë nënat shtatzëna se çfarë duhet të bëjnë pasi të ngelin shtatzënë.
Çfarë duhet të hani, çfarë të pini, si të visheni, çka të evitoni…
Këto janë disa prej çështjeve që më së shumti janë publikuar nëpër media gjithëandej, transmeton GazetaShneta.
Por në anën tjetër, është tejet e rëndësishme edhe ecuria e shtatzënisë pasi nëna të lind foshnjen.
Ashtu sic kujdesemi për të mirëmbajtur shëndetin fizik dhe mental para shtatzënisë, ashtu duhet të veprojmë edhe pas saj.
Këtu janë disa veprime që duhet t’i shmangni pasi të keni lindur:
– Mos e zhvendosni kohën e gjumit për një moment tjetër: Në momentin kur e ndjeni se doni të flini, flini. Asnjëherë mos e shtyeni atë moment për dikur tjetër me arsyetimet se keni punë për të bërë. Është më e rëndësishme t’ia lejoni trupit tuaj të marrë ushqimin që e do në kohën kur e do. Shtyerja e kohës së gjumit rëndon kujtesën dhe ulë energjinë, përcjellë Cosmopolitan.
– Nxitja e qumështit të gjirit është punë edhe e nënës: Mund të mendoni se qumështi do ju formohet natyrshëm. Kjo është pjesërisht e vërtetë mirëpo masa dhe cilësia e qumështit pa dyshim se varet edhe nga nëna. Qëndroni sa më pozitive, ushqehuni shëndetshëm dhe lëvizni sipas mundësive tuaja që të stimuloni organizmin të prodhijë sa më shumë qumësht.
– Hani kur duhet: Është e vërtetë se tërë fokusi i nënës pas lindjes zhvendoset tek mirëqenia e bebes duke e harruar atë të veten. Ndani kohë për shujta me ushqime që ju shijojnë. Jepini vetes hapësirë për tu ndjerë rehat dhe vazhdojeni këtë qasje gjithmonë. Nëse kaloni kohë të gjatë duke e neglizhuar veten, do të përfundoni me një humor të lëkundur dhe me shumë gjasa të zemruara tërë kohës dhe pa një arësye që vlenë.
– Shmangni pastrimet edhe kur foshnja po fle: Nënat e udhurojnë kohën kur i vogli fle sepse e konsiderojnë mundësi të artë për të pastruar të qeta. Ta dini se ato punë do të jenë gjithmonë aty, dhe do të keni kohë t’i pastroni pluhurat kurdo që do mundeni.
– Evitoni ngritjen e objekteve të rënda: Arsyet janë të ditura. Trupi yt pas lindjes kërkon një pushim të kujdesshëm. Peshat e rënda vetëm se do rëndojnë legenin tuaj; presioni i shtuar në atë zonë ngadalëson shërimin e shpejtë.
– Vishuni sa më rehatshëm: Kuptohet që doni të ndiheni sa më bukur me veten tuaj mirëpo sakrifikimi vetëm për tu dukur bukur edhe nëse disa veshje të caktuara ju vënë në siklet është një vendim i gabuar.
– Është në rregull nëse nuk ftoni familjarët për vizitë: Ju dhe bebi jeni ende të ndjeshme dhe kontakti me të tjerët mund të rezultojë edhe në sëmundje kronike dhe fatalitet. Mos e nënvlerësoni këtë këshillë pasi që juve ju duhet një ambient me ajër të pastër dhe largë baktereve të të rriturve të cilat mund të jenë të papërballueshme për foshnjen. Ditët e para preferohet të qëndroni larg grupeve me njerëz. Pasi foshnja të marrë veten, mund të ekspozoheni. /GazetaShneta/