Qeveria e Kosovës ka marr vendim për lejimin e fluturimeve nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga data 28 qershor.
Vendimi është marr sot në mbledhjen e Qeverisë e cila është mbajtur në ora 20:00, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj.
Zemaj ka deklaruar se vendimi për lejimin e fluturimeve është marr me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Ai ka thënë se udhëtarët që vijnë në Kosovë duhet të kenë rezultatin negativ të testit për Covid-19, RT PCR brenda 4 ditëve të fundit. /Gazeta Shneta/