Ja pse gratë jetojnë më gjatë se meshkujt

2020-06-23 në ora 20:30

Në Austraili, një djalë mesatar i lindur në vitin 2016 mund të jetojë deri në 80 vjeç, ndërsa një vajzë e lindur në të njëjtën kohë mund të jetojë deri në 85 vjet. Një hendek i ngjajshëm në jetëgjatësinë mes burrave dhe grave shihet në të gjithë botën.

Ndërsa kuptojmë përse njerëzit vdesin, po mësojmë se si faktorët biologjikë dhe ato të sjelljes mund të shpjegojnë pjesërisht se përse gratë jetojnë më gjatë se meshkujt.

Ndërsa gratë mund të jetojnë më gjatë se burrat, ata raportojnë më shumë sëmundje, më shumë vizita mjekësore dhe më shumë qëndrime spitalore sesa meshkujt. Kjo njihet si paradoks i morbiditetit-mortalitetit (dmth gratë janë më të sëmura por jetojnë më gjatë).

Një shpjegim është se sëmundjet që vuajnë gratë kanë më pak gjasa për t’i vrarë ato. Shembuj të sëmundjeve kronike jo-fatale më të zakonshme tek gratë përfshijnë migrenat, artriti dhe asma. Këto kushte mund të çojnë në shëndet më të dobët por nuk rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme ose të hershme tek një grua.

Por burrat janë më të ndjeshëm ndaj kushteve shëndetësore që mund t’i vrasin. Për shembull, meshkujt priren të kenë më shumë yndyrë që rrethojnë organet e tyre dhe gratë kanë tendencë të kenë më shumë yndyrë në lëkurën e tyre. Yndyra në organet e grave është një faktor rreziku për sëmundjen koronare të zemrës, shkaku kryesor i vdekjes për mehskujt austrilianë.

Sëmundja koronare e zemrës, e cila rezulton nga një kombinim i faktorëve biologjikë dhe shprehive të jetesës, është një arsye kryesore për ndryshimin në vdekshmërinë midis burrave dhe grave./GazetaShneta/