Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeveria miraton rregulloren, personave me lëndime me pasoja të përhershme u njihet e drejta për kompensim

Lajme 14/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, sot u miratua Rregullorja për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit dhe Njohjes së Statusit dhe të Drejtave të Personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, e ku ndër të tjera, personave me lëndime me pasoja të përhershme u njihet e drejta për kompensim, për kujdestar personal, si dhe kur është e aplikueshme u mbulohet shpenzimi për plagët dekubitare, në mënyrë të përhershme.

Me anë të komunikatës për media tutje theksohet se përmirësohet llogaridhënia në vlerësimet e bëra nga ana e komisioneve, përmes themelimit të ekipit profesional që do të kenë kontratë me ministrinë, për dallim nga komisionet që në të kaluarën themeloheshin aty për aty.

“Thjeshtëzohet vlerësimi, i cili tash mund të realizohet në mënyrë më të shpejtë duke evituar procedurat burokratike. Evitohen rivlerësimet të cilat shkaktonin që personat paraplegjikë e tetraplegjikë të dilnin nga skema si rrjedhojë e vonesave në rivlerësim”, thuhet në njoftim të MFPT-së.

Tutje bëhet e ditur se mundësohet realizimi i vlerësimit në shtëpi nga ekipet e terrenit në rastet kur personi e ka të pamundur për shkak të gjendjes së tij, të paraqitet fizikisht, madje, në rastet kur dokumentacioni mjekësor është i mjaftueshëm, personi nuk do të paraqitet fizikisht fare për vlerësim.

Po ashtu, përveç nevojave shëndetësore të personave, do të vlerësohet mundësia për përshtatje në shoqëri, dhe do të mbështetet rehabilitimi si dhe punësimi i personave.

Artikulli paraprakNjë ëmbëlsues i famshëm me kalori të ulët mund të rrisë rrezikun e mpiksjes së gjakut
Artikulli i rradhës Pacienteve femra kanë më pak gjasa për t’u përshkruar ilaçe kundër dhimbjeve në krahasim me meshkujt në raste urgjente

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.