Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka bërë një blerje emergjente për furnizim me material për qendrat e dializës në Kosovë.
Blerja e materialit ‘Capillary Dialysers’ me madhësi të ndryshme është bërë me procedurë emergjente ku kanë marr pjesë vetëm dy kompani, shkruan Gazeta Shneta.
Procedura e udhëhequr nga Shefi i Prokurimit të SHSKUK-së Selami Krasniqi, ka nxjerr fitues kompaninë ‘Pharma Leader’ në dy lote, njëri 1,030 euro kurse tjetri 59,136 euro.
Ndërsa kompania ‘MS.Medicom’ ka qenë ofertuese pak më e shtrenjtë sesa ‘Pharma Leader’. Vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 69 mijë e 822 euro. /Gazeta Shneta/