Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKMF në Klinë: Furnizmi me barna esenciale 10% e me materiale shpenzuese 15% nga Ministria e Shëndetësisë

Lajme 08/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gazmedin Bobaj, Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, njofton për një situatë të vështirë në furnizimin me barna dhe material shpenzues në qendrën shëndetësore, ku ai e drejton.

Në një intervistë për Gazetën Shneta, ai nxjerr në pah disa çështje kritike që po përballen me to. 

Sipas zotit Bobaj, gjendja e furnizimit me barna është shumë e keqe, me një nivel furnizimi që pothuajse me përqindje shumë të vogël. Kjo ngërthen disa procedura që janë në zhvillim në Ministrinë e Shëndetësisë.  

“Sa i përket furnizimit me barna, gjendja është shumë e keqe, pothuajse është 10% për shkak të disa procedurave që janë duke u bërë në MSH. Kjo gjendje me furnizim nuk mbahet mend në këtë dekadë të fundit”, tha ai. 

 Ai gjithashtu shton se shumica e barnave dhe materialeve shpenzuese mungojnë, përjashtuar disa trajte infuzive që janë sjellë nga burime të tjera.  

“Pothuajse të gjitha përveç disa trajte infuzive që kanë sjellë, të tjera mungojnë të gjitha. Furnizimin e kam bërë nga barnat komerciale që i blejmë me fondet e komunës, pothuajse në 6 muajt e fundit”, shtoi Bobaj. 

 Megjithatë, një përmirësim shihet në furnizimin me insulina dhe vaksina, ku sipas Bobaj është tani në nivele gati 100%.  

Në lidhje me materialin shpenzues, situata është edhe më alarmante, me furnizim në nivele rreth megjithatë, zoti Bobaj shpreh shpresën për një rritje në furnizim gjatë muajit mars. 

“E njejta gjendja është edhe me materialet shpenzuese për shkak të organizimit që po bëhet në MSH, furnizimi është në nivele rreth 15%. Po shpresojmë që gjatë muajit Mars të na furnizojnë në bazë të planifikimit që e kemi bërë ne dhe MSH për 3 muaj me barna dhe material shpenzues”, theksoi drejtori i QKMF-së.  

Ai gjithashtu pohon nevojën për një infrastrukturë të re urgjente 24/7 dhe për një Qendër Mjekësore Familjare të re në qytetin e Klinës, për të përballuar rritjen e popullsisë në këtë zonë. 

“Kemi nevojë emergjente për resurse humane – staf shëndetësor, mjekë dhe infermierë, për shkak të rritjes së kërkesave për shërbime shtëpiake dhe të kujdesit paliativ. Po ashtu, sa i përket infrastrukturës, kemi nevojë emergjente për një Urgjencë të re moderne 24/7, si dhe me rritjen e madhe të popullsisë në qytetin e Klinës, kemi nevojë edhe për një QMF 1 në Qytetin e Klinës”, u shpreh në fund drejtori i Qendrës së Mjekeësisë Familjare në Klinë, Gazmend Bobaj./GazetaShneta/

Artikulli paraprakNdrejaj: Së shpejti nis ndërtimi i klinikës së re obstetrike
Artikulli i rradhës Përfundon renovimi i QKMF-së “Dr.Fahredin Hoti” në Rahovec

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.