Një shofer me veturë me targa të huaja nuk ka respektuar ndalesat për parkim në zonën e gjelbëruar në hapësirat e QKUK-së.
Ndonëse që një vit është ndërtuar parkingu i ri për qindra vetura mbrapa Klinikës së Ortopedisë në QKUK, disa metra më tutje shoferi e ka parkuar veturën mbi pishat e mbjella në gjelbërim.
Kjo fotografi është shpërndarë në Facebook ku komentuesit e kanë kritikuar ashpër veprimin e shoferit. /Gazeta Shneta/