Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Qysh je sot?” – Lansohet platforma për promovimin e shëndetit mendor

Lajme 26/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Qysh je sot?”, është pyetja që hasni në platformën më të re të lansuar, shendetimendor.org, e cila i dedikohet promovimit të shëndetit mendor dhe ofron materiale psikoedukuese mbi depresionin dhe ankthin.

Arbër Fetahu nga KCSF, të cilët e kanë përkrahur këtë iniciativë, theksoi rëndësinë e saj.

“Ne prej KCSF-së jemi të lumtur që kemi pasur mundësi me përkrahë një projekt të tillë, ku nuk është një projekt ‘tick-the-box’ vetëm për hir të të bërit projekt, por është një projekt që ka ndikim, që është në shërbim të qytetarëve, të njerëzve, ku i përfshin edhe studentët me punën e tyre. I ngre kapacitetet edhe profesionale, edhe akademike të studentëve, por ajo më e mira dhe më e madhja është që ka përfshirjen e qytetarëve dhe ka ndihmë për grupe që kanë nevojë, grupe të cenueshme, sepse shëndeti mendor është bërë një temë, me të drejtë, e diskutueshme në shumë forume, në shumë vende, madje edhe nëpër familje, por prapë në një prizëm ende mbetet një nevojë që shpesh për disa persona dhe grupe është edhe luks, për shkak të pamundësisë së trajtimit të duhur, qoftë në institucione publike apo ato private. Tashmë veçse dihet edhe si shkon procedura e trajtimit të tyre. Pra, veçse në KCSF jemi të gëzuar që kemi pasur mundësi me kontribu me fond për këtë projekt, por puna dhe merita më e lartë është e Qendrës Globale, Institutit të Psikologjisë, dhe ky rilansim shpresoj që do të kontribuojë që shoqëria të vetëdijësohet, qytetarët ta përdorin sa më shumë, dhe siç tha edhe profesori, që ky ekosistem të funksionojë dhe të prodhojë dinamika të reja dhe pozitive për të gjithë qytetarët”, tha ai.

Shkurte Bajgora, psikologe tregoi se në platformë shëbehen të dhënat për ankthin, depresionind he shërbime të tjera që janë në kuadër të shëndetit mendor.

“Tashmë, siç u përmend, Qendra për Shëndet Global bashkë me Institutin e Psikologjisë, tash gjashtë vite po bëhen që jemi duke punuar në këtë pjesë të ndihmës apo mbështetjes psikologjike, dhe përmes shumë projekteve të ndryshme, tash edhe me këtë të fundit, po provojmë me mbajtur gjallë iniciativa të tilla që i ndihmojnë qytetarët duke u ofruar ndihmën e parë psikologjike.

Kështu që shfrytëzoj rastin me i falënderu shumë vullnetarët që e kanë shprehur dëshirën dhe motivin që çdo herë janë këtu për ne dhe për qytetarët, të cilët po shprehin shqetësime të ndryshme. Dhe po shpresoj shumë që gjithçka do të shkojë mirë dhe mbarë, pasi tashmë na pritet mbarë edhe nga të tjerët”, tha ajo./Ekonomia Online/

Artikulli paraprakKosova renditet në vendet më të larta në Ballkanin Perëndimor sa i përket sigurisë
Artikulli i rradhës Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

Ju sugjerojmë

Vlorë: 19-vjeçari pëson arrest kardiak në det, ndërhyrja e shpejtë ia shpëton jetën

05/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

05/07/2026 Lajme

Prishtinë: Digjen mbeturinat buzë një kompleksi banesor, dyshohet se flakët kanë prekur edhe katin e parë

04/07/2026 Lajme

Dogana e Kosovës zbulon mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë

04/07/2026 Lajme

Vjedhje brenda spitalit në Mitrovicën e Veriut: Pacientes ia marrin kuletën me dokumente dhe kartelë bankare

04/07/2026 Lajme

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

04/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.