Për 24 orë në Kosovë janë shënuar 12 raste të reja me coronavirus nga 137 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu raporton se gjatë kësaj periudhe janë shëruar tetë qytetarë të tjerë ndërsa nuk raportohet për të vdekur me COVID-19.
Sa i përketë imunizimit MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinave kundër coronavirusit.
Nga fillimi vaksinimit e deri më tani janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinavë kundër coronavirusit.
Aktualisht në nivel vendi janë 110 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/