Mamia Razie Musa ka vlerësuar se një numër i madh i nënave nuk e bëjnë si duhet zbrazjen e gjinjëve në mënyrë proporcionale.
Mamia Musa më tutje sqaron se foshnja thithë vazhdimisht vetëm qumështin e parë që është i pasur me më shumë ujë dhe sheqer, ngase në fund të zbrazjes së gjinjve gjendet qumështi me plot yndyrë dhe më i pasur me kolesterinë dhe me shumë proteina që nevojiten për shtimin e peshës, shkruan Gazeta Shneta.
Në fund, Musa ka këshilluar nënat se si ta bëni drejt zbrazjen e gjinjve.
“Ja se si duhet të veprohet:
1) vendoseni beben në gji saherë të kērkoj, së paku 5 javët e para.
2) Mbajeni në njërin gji 20-30 minuta.
3) Pasi beba të gogsoj, kalojeni në tjetrin gji dhe në të mbajeni poashtu 10-15 minuta dhe beba duhet prapë të gogsoj.
4) Pasi keni përfunduar me gjidhënien, nē dorën tuaj vendoseni një shirit apo diçka të ngjashme që ju rikujton se në cilin gji e keni vendosur beben herën e fundit. Kjo sepse beba juaj nuk mundet në fillim ta zbraz gjirin ku ka thithë herën e fundit ndërsa shiriti në dorë ju rikujton që të rifilloni nga i njejti gji ku e keni lënë gjidhënien herën e fundit. Në këtë formë i zbrazni të dy gjinjtë në mënyrë të drejtë dhe beba e thithë edhe qumështin e fundit (qumështin e fshehur) që në anglisht njihet si “hindmilk”.”