Mamia Razije Musa , vjen çdoherë me këshillat e saj drejtuar nënave të reja.
Këtë herë, ajo në rrjetin social “Facebook” është kujdesur që t’ju tregoj nënave përdorimin e batanijes gjatë kësaj kohe shkruan GazetaShneta.
Njoftimi i plotë:
Të dashura nana, disa herë kam theksuar se brenda ambientit shtëpiak ku temperatura është maksimum deri në 24 gradë celsius ju nuk duhet të mbuloni fëmijët me batanije të trasha dhe nuk duhet vendosur kapele e as dorëza.
Shumë nga ju ankoheni se beba ka puçra në lëkurë dhe unë them se do të vazhdoj të ketë derisa t’a mbuloni e vishni aq shumë.
Një fëmijë që vishet shumë ose mbulohet edhe djersitet, humb langje dhe mundësia e ftohjes është më e madhe.
Qeben e përdorni në ambiente të jashtme ashtu si kapuqin dhe dorëzat, në shtëpi vetëm gjatë gjumit mbuloni bebat me një mbulesë të hollë, kështu do jetë më rehat dhe do flejë më mirë.
Nuk keni nevojë t’a mbështjellni me batanije kur i jepni gji apo formulë vetë procesi i thithjes do e rrit temperaturën dhe fëmija djersitet.
Me dashuri,
Razija./GazetaShneta/