Një 25 vjeçar amerikan ka kryer për herë të parë transplantin e plotë të fytyrës në një spital të Bostonit.
I riu ishte dëmtuar gjatë punës si ushtarak i forcave të armatosura amerikane. Për realizimin e transplantit punoi një ekip prej 30 mjekësh dhe operacioni zgjati mbi 15 orë.
Pacienti pasi ka dalë nga narkoza ishte në gjendje të bisedonte, por shikimi i tij nuk ka qenë i mundur të riparohej, bëjnë të ditur mediat amerikane.
Kostoja prej 300 mijë dollarësh e operacionit është marrë përsipër nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes si pjesë e kërkimeve për të ndihmuar presonelin ushtarak të plagosur rëndë.