Dermatologia e njohur Francesca Fusco konstaton se një lugë e vogël sheqer në shampon tuaj personal shton bukurinë e flokëve.
Sipas saj, sheqeri vepron si eksofiliant, përkatësisht zbutës qimesh në flokët tuaj, duke eliminuar njëkohësisht edhe qelizat e vdekura, transmeton Telegrafi.
“Jo vetëm që në mënyrë efikase eliminon yndyrën dhe ndotjen, por sheqeri mundëson depërtim më të thellë të regjeneratorit, andaj edhe përftojmë edhe pastërti më të madhe, edhe hidratim më të mirë”, thotë Fusco.
Truket e tjera efikase të cilat dermatologët i preferojnë janë shpëlarja e herëpashershme e flokëve të yndyrta me uthull vere (një herë në muaj), si edhe përdorimin e vajrave të ndryshme në maja të flokëve para larjes në vend të regjeneratorit (një herë në javë).