Gjithçka që ju duhet janë përbërësit, si: dy rrota patate të ëmbla, dy karota, dy rrota kungull, pak selino, limon dhe vaj ulliri.
Ndërkaq, për përgatitjen e këtij ushqimi, fillimisht do duhet zierë pak ujë, patatet, karotat, kungullin dhe pak selino.
Në përfundim i shtojmë një lugë të vogël vaj ulliri. Më pas i vendosim në blender së bashku me ujin që janë zierë. Në fund, i shtojmë 4-5 pika limoni.
Kujdes: Ushqimi rekomandohet t’i jepet foshnjave mbi moshën gjashtë muajshe./pernenat.al/