Praktikimi i teknikave të relaksimit mund të ndihmojë në zbutjen e stresit dhe ankthit që mund të ndjeheni gjatë gjithë shtatzënisë.
Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të qëndruar e qetë, konsideroni të provoni një masazh para lindjes. Një masazh prenatal është i mirë për lehtësimin e tensionit e gjithashtu mund t’ju ndihmojë të lehtësoni trupin tuaj dhe dhimbjet e muskujve, transmeton GazetaShneta.
Masazhet zakonisht janë të sigurta në çdo kohë gjatë shtatzënisë. Disa institucione shmangin kryerjen e tyre në tremujorin e parë sepse rreziku i abortit është më i larti gjatë kësaj periudhe, shkruan HealthLine.
Marrja e miratimit të mjekut tuaj para se të bwni një masazh është një ide e mirë, veçanërisht nëse keni pasur dhimbje në pulpa tuaja ose në pjesë të tjera të këmbëve tuaja.
Vajra esenciale
Përdorimi i vajrave esenciale gjatë shtatzënisë është diskutabile. Disa profesionistë të kujdesit shëndetësor thonë se vajra të caktuara mund të jenë të sigurta dhe të dobishme për lehtësimin dhe zbutjen e dhimbjeve gjatë shtatëzanisë dhe lindjes. Megjithatë, ata gjithashtu shprehen kundër përdorimit të vajrave në tremujorin e parë.
Sipas “National Association for Holistic Aromatherapy” pika kryesore e mospajtimeve është nëse vajrat e përdorura gjatë shtatzënisë mund të dëmtojnë rritjen e fwmijws nëse kalojnë në placentë.
Nevojiten më shumë kërkime për përdorimin e vajrave thelbësore gjatë shtatëzanisë dhe nw kohwn nw prag tw lindjes. Nëse planifikoni të përdorni ato, kërkoni udhëzime nga kujdestari juaj shëndetësor.
Fjala e fundit
Masazi prenatal mund të jetë një pjesë qetësuese dhe e qetë e rutinës tuaj të shtatzënisë, me ose pa vajra esenciale./GazetaShneta/