Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po rekomandojnë që Shtetet e Bashkuara të ndërpresin përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson Covid-19.
Këto sugjerime kanë ardhur si pasojë e mbi “gjashtë raste të raportuara në SHBA të një lloji të rrallë dhe të rëndë të mpiksjes së gjakut” tek personat e vaksinuar shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Një zyrtar federal përmes CNN-it, njoftoi se agjencitë shëndetësore amerikane janë duke marrë me seriozitet shqetësimet në lidhje me mpiksjen e gjakut dhe vaksinën Johnson & Johnson.
Ka pasur “katër raste serioze të mpiksjes së gjakut të pazakontë” të raportuar pasi njerëzit morën vaksinën Johnson & Johnson, sipas autoriteteve shëndetësore evropiane.
Ashtu si homologët e tyre amerikanë, autoritetet evropiane po hetojnë këto raste dhe se “aktualisht nuk është e qartë” nëse ka një lidhje shkakësore midis vaksinës dhe mpiksjeve. /Gazeta Shneta/