Një person mund të trajtojë një rast të lehtë të COVID-19 në shtëpi. Megjithëse trajtimi në shtëpi nuk do të shërojë COVID-19, mirëpo mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave që një person po përjeton.
Në këtë artikull, ne shikojmë se çfarë të bëjmë nëse një person kontrakton SARS-CoV-2. Ne gjithashtu diskutojmë se si një person mund të trajtojë simptomat e tij në shtëpi shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Kur të kërkoni ndihmë emergjente:
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), këshillon që një person të kërkojë kujdes urgjent mjekësor nëse shfaq ndonjë nga shenjat e mëposhtme si:
– vështirësi në frymëmarrje;
– presion i vazhdueshëm ose dhimbje në gjoks;
– fytyrë ose buzë mavi;
– konfuzion i ri
– pamundësia për të qëndruar zgjuar;
Sipas burimit CDC, një sëmundje e lehtë e COVID-19 përcaktohet si ajo që manfestohet me “ndonjë nga shenjat dhe simptomat e ndryshme të COVID-19 (p.sh. ethe, kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskulore) pa gulçim, dispne ose imazhe anormale të gjoksit”.
Ata gjithashtu deklarojnë se një person mund të trajtojë një sëmundje të lehtë në shtëpi. Mirëpo gjithashtu duhet të monitorojnë simptomat e tyre dhe të mbajnë një mjek të azhurnuar.
Një numër i trajtimeve në shtëpi mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave të COVID-19. Këto trajtime nuk e kurojnë sëmundjen, por ato mund ta bëjnë një person më të rehatshëm.
Një profesionist i kujdesit shëndetësor mund të këshillojë një person se si t’i trajtojë simptomat e tyre. Sidoqoftë, burimi CDC rekomandon: një pushim të mjaftueshëm, hidratim të plotë, dhe marrjen e barnave OTC sic është paracetamoli për dhimbje dhe ethe.
Një person mund të marrë paracetamol dhe barna anti-inflamatore josteroide, të tilla si ibuprofen, pasi ato mund të ndihmojnë në lehtësimin e etheve dhe lehtësimin e dhimbjeve të muskujve. Poashtu duhet të sigurojë që ata të pinë më shumë lëngje për të parandaluar dehidratimin.
Ndërsa, kollitja është mënyra e trupit për të provuar të pastrojë rrugët e frymëmarrjes. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, i Mbretërisë së Bashkuar (NHS), këshillon që njerëzit me kollë të shmangin shtrirjen në shpinë. Në vend të kësaj, ata duhet të ulen ose të shtrihen në krah.
Për të ndihmuar në lehtësimin e kollitjes, një person mund të provojë si vijon:
– pirja e ujit ose pijeve të ngrohta për të qetësuar fytin, për të parandaluar dehidratimin dhe për të holluar mukusin.
– përdorimi i një lagështuesit gjatë natës
Për momentin nuk është e qartë nëse suplementet mund të përmirësojnë rezultatet e njerëzve me COVID-19. Ka disa studime, por rezultatet janë kontradiktore.
Një studim i vitit 2020 zbuloi se kur personat që kishin mungesë të vitaminës D morën një dozë të lartë të plotësimit të kësaj vitamine, tek ata persona nuk kishte më prezencë të infeksionit Sars-CoV-2.
Ndërsa, sipas një studimi tjetër të vitit 2020 vëren se doza të larta të vitaminës C intravenoze e kanë zvogëluar ashpërsinë e COVID-19 në 50 pacientë në Kinë. /Gazeta Shneta/