Po. Çokollata mund te këtë dobi tek fëmija juaj në më shumë se një mënyrë. Më poshtë gjenden disa:
1. Mbështet funksionet e trurit: Komponimet e quajtura flavanolë, që gjenden natyrshëm në çokollatë, ndihmojnë në rritjen e funksionit të memories, ndërkohë që përmirësojnë gjithashtu aftësinë e përgjithshme njohëse, transmeton Gazeta Shneta.
2. E dobishme për sistemin e qarkullimit të gjakut: Konsumi i rregullt i çokollatës ka treguar të përmirësojë performancën e zemrës dhe enëve të gjakut. Flavanoli, që gjendet në çokollatë, gjithashtu parandalon mpiksjen e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
3. Ndihmon në uljen e dëmtimit të qelizave: Çokollata është e pasur me antioksidantë, të cilat gjenden edhe në disa fruta dhe perime. Këta antioksidantë minimizojnë dëmtimin e qelizave dhe përmirësojnë efikasitetin e funksioneve të ndryshme të qelizave.
4. Mund të rritë disponimin: Çokollata stimulon prodhimin e neurotransmetuesve të quajtur endorfin, të cilat janë të njohura për të krijuar një ndjenjë lumturie në një person. Një kompleks tjetër i quajtur seratonin, i njohur për të kontribuar në ndjenjat e mirëqenies dhe lumturisë, gjithashtu gjendet natyrshëm në çokollatë
5. Zvogëlon nivelet e kolesterolit: Ju ndoshta nuk shqetësoheni për kolesterolin në foshnje! Por është mirë të dimë se konsumi i çokollatës mund të zvogëlojë nivelin e kolesterolit LDL (kolesteroli “i keq”) dhe të rrisë kolesterolin HDL (kolesteroli “i mirë”)./Gazeta Shneta/