Orizi është një lloj drithi shumë i vjetër dhe që është I pranishëm çdoherë me vlerat ushqyese të tij.
Ky drith përmban sasi të mëdha niseshteje, burimi më i rëndësishëm i kalorive për qenien njerëzore shkruan Supergrate, transmeton GazetaShneta.
Gjithashtu orizi përmban edhe shumë minerale si:
-Hekur, thelbësor: për rritjen e mirë të fëmijës;
-Përmban edhe fosfor: Ai është pjesë e formimit të molekulave të ADN dhe RNA;
-Kalciumin, një element tepër i rëndësishëm për formimin dhe shëndetin e mirë të kockave si edhe dhëmbëve të fëmijës;
-Kaliumin i cili është një tjetër element që ndodhet tek orizi. Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të ujit në organizëm;
-Gjithashtu është i pasur me zink. Ky element ndikon në mënyrë direkte në aktivitetin e sistemit imunitar. Luan rol edhe në funksionimin e trurit;
Ka rëndësi të madhe në qetësimin e muskulaturës së trupit të fëmijës.
Orizi gjithashtu është i pasur edhe me vitamina. Vitamina E është e pranishme dhe e rëndësishme në lidhje me zhvillimin fizik të fëmijës. Ndikon edhe në mbajtjen nën kontroll të patologjive pulmonare të fazave të para të jetës./supergrate