Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rënia e flokëve pas lindjes, çfarë duhet të dijnë nënat e reja

Femina 28/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas lindjes së fëmijës të gjitha nënat e reja përjetojnë  rënie të flokëve, por  disa humbasin më shumë flokë se të tjerat. Ka një arsye pse  ndodhë kjo!

Gjatë shtatzënisë, ndryshimet në nivelin e hormoneve  bëjnë që  flokët tuaj  të qëndrojnë në një fazë pushimi  më  të gjatë, kështu që ju humbni më pak flokë në bazë ditore.

Pasi të keni  lindur dhe hormonet tuaja të  jenë qetësuar – zakonisht  rreth 12 javë pas lindjes – do të ndodhë një ndërrim flokësh. Mund  të alarmoheni kur shihni flokët që ju bien me grushte. Normalisht, ju humbisni  rreth 100-125 qime në ditë, por pas lindjes, mund të humbni  rreth 500 në ditë.

Kjo mund të jetë shumë shqetësuese, por përpiquni  të mos shqetësoheni shumë, nuk do të bëheni tullace! Nuk mund të bëni ndonjë gjë të madhe  në lidhje me rënien, përveçse të keni durim.

Rënia  bëhet më e dukshme kur ju jeni duke i shkumuar ose krehur  flokët, kështu që mund të gjeni si zgjidhje t’i shkumoni më pak ose t’i lini të thahen natyrshëm në vend që t’i  thani me furçë dhe tharëse.

Brenda gjashtë muajve , flokët tuaj do  të kthehen  në trashësinë  normale të para-shtatzënisë, por mund të vëreni  se cilësia  e flokëve tuaj nuk është saktësisht e njëjtë. Ato mund të jenë më të dredhura ose më të  drejta,  ose më  të thatë ose më me yndyrë, sesa para shtatzënisë.

Kjo ndodh  për shkak të trazirave hormonale që keni kaluar. Nëse humbja e flokëve nuk duket të jetë ngadalësuar  edhe ju po humbisni shumë  flokë pas gjashtë apo më shumë muajve  pas lindjes, kontrollohuni te një dermatolog ose mjeku i familjes.

Kjo mund të jetë një shenjë që keni nevojë për më shumë  hekur, që nuk është krejt e pazakontë për nënat e reja. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakKujdes nëna, kjo është gjëja që kurrsesi nuk duhet t’a mbani në banjo sepse rrezikon fëmijët tuaj
Artikulli i rradhës A sillen më keq fëmijët tuaj kur ju jeni aty? Kjo është arsyeja

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.